SHKUP – Zaev ofron amnisti në këmbim të ”po”-së për emrin

SHKUP, 15 tetor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev u ka ofruar amnisti deputetëve të opozitës, të cilët janë në gjyq për dhunën në parlament më 27 prill 2017, në këmbim të një votimi në favor të marrëveshjes me Greqinë për emrin dhe ndryshimet përkatëse kushtetuese.

“Ky është momenti i faljes”, theksoi Zaev duke folur në parlamentin e mbledhur për shqyrtimin dhe votimin mbi marrëveshjen me Athinën.

‘’Të gjithë e dimë se kulmi mes ndarjes dhe hidhërimit ishte më 27 prill të vitit të kaluar, imazhet e deputetëve që u goditën dhe gjaku nëpër fytyra bënë xhiron e botës, tani ka një shans për të falur, çdo gjë ka një çmim dhe unë jam gati të paguaj’’, theksoi Zaev.

‘’Nuk ka të ardhme pa falur dhe unë e bëj këtë kërkesë këtu në parlament,”tha kryeministri duke iu drejtuar deputetëve./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.