SHBA – Trump: Khashoggi mund të jetë vrarë nga ”elementë të pakontrollueshëm”

111

UASHINGTON, 15 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump përmendi sot mundësinë që gazetari saudit, Jamal Khashoggi, i zhdukur që prej momentit të hyrjes në konsullatën saudite në Stamboll, të jetë vrarë nga elementë të pakontrollueshëm.

‘’Mbreti i Arabisë Saudite mohoi në mënyrë kategorike të ketë informacion rreth ngjarjes. Nuk dua të spekuloj në vendin e tij, por kam përshtypjen se ndoshta , e gjithë situata mund të ketë lidhje me elementë të pakontrollueshëm. Kush e di?’’, shtoi Trump nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.