Sekretet e Antigonesë nga Neritan Ceka

Exif_JPEG_PICTURE

TIRANË,15 tetor /ATSH/ – “Antigoneia qyteti i dashurisë së parë”, i studiuesit Neritan Ceka vjen për lexuesin si hedhja në letër e rezultateve kërkimore arkeologjike mbi Antigonenë, e cila ishte një dëshirë e vjetër e tij.

Neritan Ceka ka botuar libra kushtuar Apolonisë, Bylisit dhe Butrintit, por nuk kishte plotësuar ende detyrimin që ai ndjente ndaj personave, të cilët prisnin një botim kushtuar Antigonesë.

Këtë përmbledhje kërkimesh arkeologjike mbi Antigonenë, autori e ka plotësuar dhe me një vështrim mbi qendrat antike të luginës, sepse kështu do të kuptohet më mirë rëndësia dhe roli i vetë Antigonesë.

Gjithashtu ai i ka kushtuar disa faqe jetës së Pirros, themeluesit të këtij qyteti, që arriti të përjetësonte dashurinë e tij të madhe për Antigonën, gruan e tij të parë, me emrin e këtij qyteti. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.