“Real Madrid” sakrifikon Bale për Hazard

TIRANË, 15 tetor/ATSH – A. Fortuzi/ “Real Madrid” kërkon me çdo kusht transferimin e Eden Hazard, madje duke sakrifikuar dhe mister “100 milionë euroshin”, Garet Bale.

Klubi i Florentino Perez, sipas “Don Balon”, për të bindur Abramoviç që ta lërë të lirë Hazard, janë gati të bëjnë një ofertë të “çmendur”. “Real Madrid”, në fakt do të ishte 50 milionë euro dhe kartonin e Garet Bale. Por lodinezët do preferonin, Marko Asenson në vend të Bale. Por ka një problem, që “Real Madrid” s’ka ndërmend të humbë Asenson, ashtu sikur Hazard ka deklaruar se për momentin nuk ka ndër mend të ndryshojë skuadër.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.