Ramos: Të luash kundër Anglisë është gjithmonë lajm i madh

112

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ – Kapiteni i skuadrës së Spanjës Serxho Ramos gjatë një interviste për gazetën britanike ”Mirror’ tha se “të luash kundër Anglisë është gjithmonë një lajm i madh në të gjithë botën, të gjithë futbollistët mezi e presin këtë moment.

Këtë deklarate kapiteni Ramos e bëri në prag të ndeshjes që Spanja do të luajë me Anglinë, te hënën në mbrëmje në oren 20:45, që do të luhet në stadiumin e Betisit të Sevijës.

Serxho Ramos do të luaje sot, ndeshjen e 160-të me fanellën e kombëtares spanjolle.

“Kam luajtur shumë ndeshje ndaj klubeve angleze dhe ndaj kombëtares së Anglisë. Kur luan ndaj atyre që shpikën futbollin, përballja ka rëndësi të madhe dhe vlen më shumë sesa tri pikë.

Ramos pret një ndeshje të bukur dhe të luftuar. “Anglia ka afruar lojtarë shumë të rinj, të cilët janë të rrezikshëm dhe të shpejtë. Në të ardhmen mund të jetë një ekip shumë i fortë”.

 Në fund Ramos zbuloi ëndrrën dhe objektivin e skuadrës. ”Dëshirojmë të luajmë në finalen e këtij turneu të Ligës së Kombeve. Jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë gjë dhe nuk duhet të dështojmë kundër Anglisë. Tri fitore në 3 ndeshje në Ligën e Kombeve është diçka pozitive”. o/l/./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.