Princi i Monakos, vizitë dyditore në Tiranë 

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ – Princi i Monakos do të vizitojë Tiranën në 16-17 tetor, me ftesë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Lajmin e bëri të ditur Presidenca, e cila detajon se princ Alberti II do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti Meta, për të vijuar më pas me bisedimet dypalëshe midis dy delegacioneve respektive dhe takimet me autoritetet më të larta në vend.

Gjatë vizitës në Shqipëri të princ Albertit II, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të Jashtme të të dy vendeve dhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të princit Albert II të Monakos dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës e Shoqatës “Pisha Flamur” për mbrojtjen e burimeve natyrore. /o.l/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.