Princesha Eugenie me një mesazh të fshehtë në fustanin e bardhë

148

TIRANË,15 tetor /ATSH/ – Princesha Eugenie kishte një mesazh të fshehtë në fustanin e bardhë të saj.

Veshja që u pëlqeu të gjithëve ishte e hapur bollshëm në kurriz dhe vinte e derdhur poshtë. Hapja e thellë nuk ishte konceptuar vetëm për të shtuar bukurinë e fustanit, ajo nxirrte njëkohësisht në pah shenjën e gjatë që princesha ka në shpinë e që i ka mbetur pas ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu nënshtrua në moshën 12 vjeçare për të korigjuar një deformim të shtyllës kurrizore.

Princesha e ka dashur vetë këtë hapje të veshjes sepse donte të përcillte mesazhin e rritjes së ndërgjegjësimit për gjendjen shëndetësore dhe shenjat në trup. Duket se pikërisht për këtë arsye, ka zgjedhur të mos përdorë vellon, sepse do t`ia mbulonte “shenjën e saj të bukur“./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.