Portieri i Francës Loris nuk heq dore nga alkoli edhe pas gjobës 56 mijë euro

117

TIRANË, 15 tetor / ATSH/ – Portieri i Francës dhe Totenhamit Hugo Loris nuk heq dore nga alkoli, edhe pse policia angleze e ndaloi pak javë më parë ku i mori patentën dhe i vuri një gjobe te majme.

Pak dite më parë Loris u rikthye të flasë për ngjarjen e shëmtuar të ndodhur disa javë më parë kur përfundoi i arrestuar, pasi u ndalua nga policia londineze, duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Portieri deklaroi se këto situata mund të përsëriten: “Sigurisht që mund të ndodhë sërish të hedh ndonjë gotë dhe të drejtoj makinën”, tha Loris.

Ndërkohë portieri francez i Totenhem, Hugo Loris, u rikthye në fushë këtë fundjave, duke mbrojtur portën e skuadrës së “gjelave të Francës” në ndeshjen miqësore ndaj Islandës. o/l/.a.g/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.