PE mbështetje të gjerë Shqipërisë: Hapja e negociatave në 2019

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/175510013372427/

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ – Grupet parlamentare në Parlamenti Europian theksojnë mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, në qershor të 2019.

Lajmi bëhet i ditur nga bashkëkryetari i delegacionit shqiptar në PE, Taulant Balla i cili falenderon të gjitha grupet parlamentare për mbështetjen e gjerë.

“Faleminderit grupeve më të mëdha politike nga e djathta në të majtë në PE, për miratimin me unanimitet të Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, e cila fillon me këtë fjali: Rishprehim mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në qershor 2019”.

Balla thekson se “jam krenar që Shqipëria ka këtë mbështetje kaq të madhe në PE”, ndërsa shpreh keqardhje “për teatrin e radhës së opozitës edhe këtu, ku duhet të jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë që Duam”.

Deklarata përfundimtare në mbështetje të hapjes së negociatave u mor sot në Bruksel në përfundim të mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri. /e.caushi/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.