Meghan Markle në pritje të ëmbël

128

TIRANË, 15 tetor/ATSH/- Meghan Markle është në pritje të ëmbël. Më në fund lajmi i shumëpritur ka mbërritur nga Kensington Palace pikërisht kur dukët e Sussex kanë mbërritur në Australi për turin e parë mbretëror përtej oqeanit.

Princi Harry dhe Meghan kanë vendosur të lajmërojnë ngjarjen pas martesës së Eugenia të York (ndoshta për mos ti vjedhur skenën) .Çifti mbërriti në Sydney duke u mbajtur për dore; ajo buzëqesh dhe duke mbajtur në dorë një sërë dosjesh përpara barkut.

Pardesyja e kaltër që e fshehu mirë gjatë martesës së Eugenia të York, kishte rritur thashethemet rreth një shtatzanie të mundshme, thashetheme që kishin ndjekur njëri-tjetrin për disa javë.

Tani konfirmimi zyrtar vjen nga në profil social i shtëpisë mbretërore angleze. Për pesëmbëdhjetë ditë Meghan dhe Harry do të udhëtojnë në njëmbëdhjetë etapa me 76 ngjarje të planifikuara. Sytë do të jenë të gjithë në barkun e aktores 37-vjeçare amerikane…/k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.