Kushte më të mira pune për mjekët dhe infermierët

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka uruar suksese të gjithë studentëve që kanë zgjedhur të bëhen mjekë e infermierë në të ardhmen, për të shërbyer në sistemin shëndetësor.

Në çeljen e këtij viti të ri akademik, ajo ka uruar pedagogët dhe studentë dhe veçanërisht mjekët dhe infermierët e ardhshëm që nisën sot studimet dhe sipas saj, këta të fundit i pret një rrugë e gjatë dhe plot sfida të mjekësisë dhe shkencave teknike mjekësore.

“Jemi duke punuar çdo ditë për të krijuar kushte sa më të mira pune për mjekët dhe infermierët, për të garantuar një shërbim sa më cilësor për qytetarët”, – ka thënë Manastirliu.

z.t/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.