Këmbimi valutor/ Forcojnë pozitat euroja dhe dollari

186

TIRANË, 15 tetor /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillimjave valutat kryesore euro dhe dollari amerikan, kanë forcuar pozitat në këmbim me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet me 125.30 lekë ose 0.07 lekë më shumë se në fundjavë, pothuajse në të njëjtën vlerë ka forcuar pozitat edhe monedha e gjelbër amerikane, e cila këmbehet sot me 108.19 lekë.

Me përfundimin e sezonit turistik, leku ka bërë rrokadë me valutat duke zënë vendin e euros dhe dollarit, që u zhvlerësuan për një periudhë të gjatë kohe.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.19 +0.06
Euro EUR 125.30 +0.07
Poundi Britanik GBP 142.27 -0.63
Franga Zvicerane CHF 109.72 +0.65
Jeni Japonez (100) JPY 96.82 +0.55
Dollari Australian AUD 77.22 +0.24
Dollari Kanadez CAD 83.15 +0.08
Korona Suedeze SEK 12.07 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 13.27 +0.05
Korona Daneze DKK 16.80 +0.01
SDR SDR 151.17 +0.17
Ari(OZ 1) XAU 133273.85 +1,446.08
Argjend(OZ 1) XAG 1596.78 +20.14
Juani Kinez (onshore) CNY 15.63 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 15.63 0.00
Lira Turke TRY 18.53 +0.26

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.