Humbja ndaj Izraelit, Basha: Pësuam një gol të çuditshëm

114

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ – Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha u shpreh se Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë në humbjen 2-0 ndaj Izraelit, por pësoi një gol të çuditshëm.

Ai luajit vetëm 45 minuta duke u zëvendësuar më pas nga Sabien Lilaj.

‘Vështirësi ka qenë vetëm fillimi i ndeshjes. Pësuam një gol të çuditshëm që nuk ndodh. Në fund ka qenë ndeshje e mirë. Aq raste kemi bërë sot, sa po t’i mbledhësh të gjitha, nuk i kemi bërë ndonjëherë”, – u shpreh mesfushori i “Arisit” të Selanikut.

‘Ndeshjen e parë kam prekur më shumë topin. Nuk i kam ndihmuar ekipit sot. Humbja nuk varet vetëm nga unë. Kisha çdo herë 2 sulmuesit afër, ndaj nuk isha shumë afër me topin”, – tha ai.

Duke folur për anën taktike të ndeshjes, Basha shtoi se, “sigurisht që organizimin e lojës duhet ta bëjnë mbrojtësit dhe unë dhe më pas ta kalonim topin te Memushaj dhe Xhaka. Në disa raste ia kemi arritur, por në disa raste nuk e bënim shpejt. E marr unë përgjegjësinë për këtë”.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.