FRANCË – Moon vlerëson ”sinqeritetin” e Kim, Macron kërkon angazhime konkrete të Phenianit

87

PARIS, 15 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi sot angazhime konkrete të Phenianit në fushën e denuklearizimit, ndërsa homologu i tij koreno-jugor, Moon Jae-in i kërkonte të mbështeste liderin koreano-verior në përpjekjet e tij për ”paqe”.

”Menaxhimi i krizës koreane ka hyrë në një fazë të re’’, deklaroi Emmanuel Macron në fund të bisedës me Moon, i cili kryen një turne europian që do të ndërmarrë gjithashtu në Romë, Bruksel dhe Kopenhagë.

”Ne presim tani angazhime të detajuara të Phenianit që dëshmojnë vullnetin e tij të vërtetë për të hyrë në një proces të çarmatimit të programeve bërthamore dhe balistike’’, shtoi ai./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.