FOTO/ Kisha e manastirit të Shën Ilias, destinacion i turizmit religjioz

132

TIRANË,15 tetor /ATSH/ – Kisha e manastirit të Shën Ilias është e vetmja e mbijetuar mes 13 kishave të fshatit Stegopull në Gjirokastër, tashmë drejt rijetëzimit si një ndër destinacionet e reja në turizmin religjioz në vendin tonë.

Projekti restaurues i hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, është miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve. Projekti synon kryerjen e ndërhyrjeve konsoliduese dhe restauruese në Kishën e Shën Ilias, monument kulture i kategorisë I.

Tashmë specialistët e sektorit të artit pranë IMK kanë kryer një tjetër inspektim në këtë monument, me qëllim evidentimin e problematikave dhe dokumentimit e gjendjes ekzistuese të pikturës murale dhe ikonostasit, për të vijuar më tej dhe me hartimin e projektit.

Kisha e manastirit të Shën Ilias është e vetmja e mbijetuar mes 13 kishave të fshatit Stegopull në Gjirokastër. Kisha e një stili të rrallë arkitekturor mendohet se është një ndër më të vjetrat në rajon, sipas dokumenteve kishtare ajo daton nga shek. VI pas Krishtit, ndërsa ka njohur disa faza rindërtuese përgjatë shekujve. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.