FOKUS – Valë të gjelbërish në Bavari, Belgjikë dhe Luksemburg

BRUKSEL, 15 tetor /ATSH-ANSA/ – Një valë të gjelbërish preku Bavarinë, Belgjikën dhe Luksemburgun, pasi partitë e gjelbra janë deklaruar si një forcë fituese, qofshin ato në qeveri apo opozitë, sepse ato sjellin propozime të besueshme në transformimin e sistemit ekonomik dhe urgjencat ekologjike, kanë një përfaqësim dhe udhëheqje të besueshme dhe pluraliste.

”Ato nxisin protagonizmin politik të grave dhe europianizimin reformist”, theksuan bashkëkryetarët e Partisë së Gjelbër Europiane, Monica Frassoni dhe Reinhard Butikofer, pas zgjedhjeve që u bënë gjatë fundjavave.

“Këto rezultate janë gjithashtu të rëndësishme edhe për Italinë në prag të zgjedhjeve europiane dhe për ndërtimin e një alternative për qeverinë aktuale të ekstremit të djathtë, pasi ne jemi me të vërtetë të bindur se ekziston një hapësirë ​​politike edhe për këto çështje edhe në Itali”, theksuan ata.

”Rezultatet nuk kanë ranë nga qielli, por ato janë rezultate të një pune të gjatë dhe të palodhshme që ka vënë shqetësimet e njerëzve në qendër të vëmendjes si dhe mobilizimin e madh të të rinjve dhe aktivistëve në të gjitha fushatat elektorale”, shtuan ata./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.