Çelen 49 degë profesionale për nxitjen e punësimit

173

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ – Këtë vit janë hapur për herë të parë 103 programe të reja studimi në të gjitha universitetet në vend, nga të cilat 49 programe 2-vjeçare profesionale në arsimin e lartë.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka bërë të ditur për ATSH, se të gjitha degët profesionale janë për nxitjen e punësimit. Këto programe janë dyvjeçare dhe janë programe për të marrë njohuri për të qenë pjesë e tregut të punës në një kohë të shkurtër.

Sot u çel viti i ri akademik, ku për herë të parë 22 mijë studentë prekën auditorët e universitetit, ku 20% zgjodhën Ekonomikun, 19% Shkencat Politike e Sociale, 16% Mësuesinë, Infermieri 8% dhe Juridikun 8%.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.