BERLIN – Merkel: Qeveria të rifitojë besimin e humbur

97

BERLIN, 15 tetor /ATSH-ANSA/ – Qeveria e Koalicionit të Madh gjerman duhet të rifitojë besimin e humbur, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve bavareze.

Këtë deklaratë shefja e ekzekutivit gjerman e bëri në një fjalim me rastin e ditës së shoqatës gjermane për tregtinë e jashtme, BGA.

“Rezultatet më të mira ekonomike dhe papunësia në nivelet më të ulëta nuk janë të mjaftueshme, nëse njerëzit nuk kanë besim tek aktorë politikë”, shtoi ajo.

”Që nga dita e djeshme nxora konkluzionin se, si kancelare duhet të bëj më shumë që koalicioni të rimëkëmbet dhe të kthejë besimin”, theksoi ajo./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.