Balla-Bashës: Tjetër kallëzim për shpifje, sapo të kthehem nga Parlamenti Europian

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste njoftoi se sapo të kthehet nga Parlamenti Europian do ta kallëzojë për shpifje kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën dhe ish-kreun e INUK Tiranë, Florenc Hoxhën.

“Lulzim! Ti e di që je zyrtarisht në hetim për “kallëzim të rremë” bashkë me shpifës Nuhun. Për mua flasin qartë kamerat e komisariatit (s’kam qenë hiç aty, madje as Nuhun s’e ke aty). Nesër, sapo të kthehem nga Parlamenti Europian, gati një kallzimi tjetër për ty dhe Florenc Hoxhën, shokun tënd të famshëm që s’i zë dora vend pa shkelur ligjin”, thotë Balla.

Basha ripërsëriti sot akuzat ndaj Taulant Ballës, duke kërkuar edhe heqjen e imunitetit.

/o.l/ /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.