STUDIM – Rreth 124 milionë persona në botë vuajnë nga uria

ROMË, 14 tetor /ATSH-AFP/  – Uria është ende në nivele shqetësuese në rreth 60 shtete, sipas një Indeksi Global të kryer nga OJQ-të,  irlandezja ”Concern Worldwide” dhe gjermania ”Welthungerhilfe”.

Varfëria është në një nivel serioz ose alarmues në 51 shtete (si Çadi, Jemeni, Madagaskari, Zambia ose Sierra Leone) dhe jashtëzakonisht alarmante në Republikën e Afrikës Qendrore, referuar raportit i cili u prezantua këtë javë në Milano nga organizata humanitare italiane ”Cesvi”.

OJQ-të janë gjithashtu shumë të shqetësuara për gjendjen e shtatë vendeve (Somali, Burundi, Siri …) ku kanë mundur të mbledhin vetëm të dhëna të pjesshme.

Një numër i përgjithshëm prej 124 milionë persona vuajnë nga uria akute në botë, ndërsa 151 milionë fëmijë janë të prekur nga kequshqyerja dhe 51 milionë nga një dobësim gradual i masës trupore./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.