Agro-biznesi, interes në rritje për prodhimet bio ”Made in Albania”

Agro-biznesi, interes në rritje për prodhimet bio ”Made in Albania”

Agro-biznesi, interes në rritje për prodhimet bio ”Made in Albania”Kastriot Sterio, prodhues mjalti në Përmet thapër Agjencinë Telegrafike Shqiptare se ka pasur shumë oferta dhe kërkesa për të ardhur e për të parë nga afër vendin ku prodhohet mjalti, si dhe mjaft kërkesa për tregun vendas dhe atë të huaj. "Biznesi ynë është në rritje dhe ne përbëhemi nga dhjetë anëtarë dhe kemi 800-1000 zgjoje. Prodhimi arrin deri në 8 ton në vit. Në Përmet llogariten deri në 54 mijë zgjoje pasi ka kërkesa të shumta për mjaltin e zonës”, tha ai. http://ata.gov.al/2018/10/14/agro-biznesi-interes-ne-rritje-per-prodhimet-bio-made-in-albania/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 14 Tetor 2018

TIRANË,14 tetor /ATSH A.ALLA /- Sheshi “Nënë Tereza” u kthye përgjatë dy ditëve në kryeqendër të promovimeve të produkteve shqiptare në panairin më të madh të bujqësisë në vend: “Shqipëria punon tokën”.

”Ky është viti i dytë që po zhvillohet ky panair dhe tregtarët e vegjël nga gjithë Shqipëria kanë qenë goxha të kënaqur dhe me pjesëmarrjen dhe llojin dhe organizimin që është bërë në shesh. Ministria e bujqësisë ka qënë goxha suport gjithashtu dhe bashkia”,u shpreh Jorga Xoma pjesë e stafit organizues të panairit për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Sipas saj, një sukses tjetër i panairit është përveç organizimit dhe thirrja e pjesëmarrësve që ka shkuar shumë mirë përgjatë dy ditëve.

“Këto lloj organizimesh duhet të thirren më shpesh ku bashkitë e gjithë Shqipërisë duhet të bashkohen duke marrë masa të ndryshme për të tilla evente kjo pasi i bën mirë dhe njerëzve të cilët shohin produkte shumicën e të cilave më parë ndoshta nuk i dinin por edhe fermerëve të ndryshëm, sipërmarrësve të vegjël dhe tregtarëve të vegjël që të kenë mundësi të promovojnë produktet e tyre”.

Interes të madh nga vizitorët e shumtë të pranishëm në këtë panair mori stenda e mjaltit organik nga qyteti i trëndafilave, Përmeti.

Kastriot Sterio prodhues mjalti në Përmet tha se ,”synimi ynë është prezantimi i prodhimeve tona që janë organike, për sa i përket mjaltit. Kemi pasur shumë oferta dhe kërkesa për të ardhur e për të parë nga afër vendin ku prodhohet mjalti, si dhe mjaft kërkesa për tregun vendas dhe atë të huaj. Biznesi ynë është në rritje dhe ne përbëhemi nga dhjetë anëtarë dhe kemi 800-1000 zgjoje dhe prodhimi arrin deri në 8 ton në vit. Në Përmet llogariten deri në 54 mijë zgjoje pasi ka kërkesa të shumta për mjaltin e zonës”.

Në këtë panair, një përfaqësim të denjë kishte dhe zona jugore e Shqipërisë e cila është e famshme për atë që ndryshe e quajnë “ilaç i perëndive” vaji i ullirit.

Aulona Veizi, drejtoresha e qendrës të trasferimit të teknologjive bujqësore u shpreh për ATSH-në se ,”këtu kemi përfaqësi të disa fabrikave cilësore të vajit të ullirit ekstra të virgjër. Duke iu referuar qendrës internacionale të Olivekulturës në Spanjë e cila deklaron rreth 12 mijë tonë në vit vaj ulliri por në fakt me të dhënat që unë kam nga fabrikat prodhimi arrin deri në 20 mijë ton. Mendoj se si një vend i vogël dhe me këtë sipërfaqe toke shifrat janë shumë entuziaste. Shqipëria është vend ulliri pasi kemi tokë, ujë dhe diell dhe arrijmë të prodhojmë një produkt cilësor vendas autokton”.

Qyteti i Gjirokastrës i njohur si qyteti i kulinarisë dhe ruajtjes së traditës së zahireve nuk mund të mungonte në këtë panair me glikot e famshme dhe ruajtjen e traditës brez pas brezi.

Manjola, sipërmarrëse në Gjirokastër tha se mbledhin produkte nga gjithë zona e jugut të Gjirokastrës të cilat janë produkte nga prodhues të vegjël të cilat janë produkte pa kimikate, pra bio. “Panairi është një mundësi e mirë për të gjithë prodhuesit e vegjël dhe për të gjithë ata që nuk kanë mundësi t’i nxjerrin produktet e tyre në treg të cilët marrin pjesë këtu duke u përfaqësuar pasi kjo është një reklamë e mirë për ta”, tha ajo për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

“Produktet tona përfshijnë trahananë sipas traditës gjirokastrite ku dhe paketimi është sipas traditës së të parëve tanë gjithashtu kemi mjaltin shumë lulesh nga Mali i Gjerë, reçele, gliko dhe çajra, të gjitha produkte artizanale”, shton Manjola.

Ruzhdi Koni administrator i kompanisë ”Agrokon” si pjesë e këtij panairi tha se fidanët, pasi prodhohen në fidanishten tonë, kalojnë tek fermerët. “Ne bashkëpunojmë me fermerët të cilët merren me prodhimin gjithashtu ne punojmë dhe me blerjen e produktit të cilin e shesim në tregun vendas por dhe të huaj”, tha ai.

”Në të ardhmen ne mendojmë të aplikojmë për grantet e mbështetjes së bujqësisë, pasi do shtojmë sipërfaqen e fidanishtes pasi serat po shtohen nga viti në vit. Ne prodhojmë gjithë llojet e fidanëve të perimeve dhe në të ardhmen ku do shtojmë dhe sipërfaqen do prodhojmë fidane për lule, pemë frutore dhe fidanë pyjorë”, përfundoi ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.