Shqipëri-Gjermani, bashkëpunimi faktor kyç në luftën ndaj krimit

Shqipëri-Gjermani, bashkëpunimi faktor kyç në luftën ndaj krimit

Shqipëri-Gjermani, bashkëpunimi faktor kyç në luftën ndaj krimitForcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar ishte në qendër të takimit mes zëvendëspresidentit të Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë, Peter Henzler dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.http://ata.gov.al/2018/10/13/shqiperi-gjermani-bashkepunimi-faktor-kyc-ne-luften-ndaj-krimit/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 13 Tetor 2018

TIRANË, 13 tetor/ATSH/- Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar ishte në qendër të takimit mes zëvendëspresidentit të Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë, Peter Henzler dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në këtë takim Henzler shoqërohej nga Drejtoresha e Departamentit për Krimet e Rënda dhe Krimin e Organizuar, Sabine Vogt, Drejtori i Krimeve në BKA dhe Drejtori i Sektorit për Mbështetjen Policore Ndërkombëtare,  Sven Radke dhe nga Komisar i Lartë i Krimeve, Protokolli i Kabinetit të Presidentit të BKA-së, David Schenke.

Në fokus të këtij takimi ishte gjithashtu mbështetja e projektit “ORKA” për identifikimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal midis grupeve shqiptare dhe rezidentëve gjermanë dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme, si edhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dhe identifikimi i fushave, në të cilat ky bashkëpunim mund të fuqizohet më tej.

Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, në fjalën e tij tha ndër të tjera se “ky bashkëpunim i frytshëm është vazhdimësi e bashkëpunimeve të suksesshme midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane”.

“Bashkëpunimi i Policisë Shqiptare me kolegët gjermanë është një bashkëpunim shumë serioz dhe konkret në drejtim të luftës ndaj paligjshmërisë. Bashkëpunimet e shumta me palën gjermane kanë qenë faktor kyç i suksesit në luftën ndaj krimit”, nënvizoi Veliu.

Më tej Veliu çmoi si shumë të rëndësishme mbështetjen nga ana e Policisë gjermane për Policinë shqiptare në tërësi dhe për Task – Forcën në veçanti, asistencën profesionale ofruar policisë shqiptare gjithashtu dhe bazën logjistike.

Nga ana e tij Henzler u shpreh se tashmë është ngritur një bazë e shkëlqyer për ta çuar më tej bashkëpunimin mes dy policive duke ndërmarrë iniciativa të përbashkëta në varësi të situatës së krimit në Shqipëri, në Gjermani dhe pse jo edhe më gjerë në Europë.

Duhet të identifikohen qëllimet e përbashkëta, – tha ai, – edhe në kuadër të projektit “ORKA” që do të nisë së shpejti në Gjermani në bashkëpunim edhe me Task – Forcën “Forca e Ligjit”, që është një mundësi shumë e mirë për të luftuar krimin në Shqipëri duke luftuar dhe bllokuar atë./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.