Rritja e cilësisë së shërbimeve, Tatimet inkurajojnë plotësimin e pyetësorëve

TIRANË, 13 tetor/ATSH/-Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është më rëndësi rritja e cilësisë së shërbimeve që ofron për të gjithë tatimpaguesit, përmes zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve, Qendrës së Thirrjeve, si dhe faqes së internetit tatime.gov.al.

“Me qëllim që të përmirësojmë akoma më shumë këto shërbime, është me vlerë për ne që të njohim opinionin dhe perceptimet që tatimpaguesit kanë kundrejt Administratës Tatimore”, thekson DPT.

Për këtë tatimpaguesit mund të plotësojnë pyetësorët përkatës në faqen e Internetit të DPT-së.

Administrata Tatimore mbetet e angazhuar për të ofruar në çdo kohë asistencë dhe informacion, për të gjitha të drejtat dhe detyrimet, që lindin nga legjislacioni në fuqi./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.