Kënga e Dua Lipës, interpretohet në “The Voice” në Amerikë

161

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ – “New Rules” e Dua Lipës, u interpretua në “The Voice 2018” në Amerikë, e cila u soll për të pranishmit nga një prej konkurrenteve, Erika Zade.

Kënga erdhi në një version pak më ndryshe, por gjithmonë shumë simpatik e të arritur prej vajzës së re e cila tanimë ka tërhequr gati 1 milion klikime me këtë performancë në “Youtube”.

Kelly Clarkson një prej anëtareve të jurisë dhe këngëtare e njohur si dhe fituese e “American Idol” në vitin 2001 shtypi butonin për ta marrë në skuadër Erika Zade.

Erika do të vazhdojë rrugëtimin e saj ndërsa mbetet të shohim nëse këngë të tjera të shqiptareve të suksesshme nëpër botë do të këndohen në këtë spektakël, i cili ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën.

“New Rules” ishte kënga me të cilën Dua mundi të depërtojë më thellë në skenën e muzikës pop në botë./m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.