Foto/ Roskovec, nis rikonstruksioni i rrugës së Velmishtit

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Bashkia e Roskovecit ka nisur punën për rikonstruksionin e plotë të rrugës kryesore të fshatit Velmisht, një investim nga të ardhurat e bashkisë.

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi u shpreh për ATSH-në se “rikonstruksioni i plotë i rrugës Velmish, është një investim me vlerë prej 11 milionë lekësh dhe përfitues nga kjo rrugë janë rreth 1800 banorë të këtij fshati”.

Bufi tha se “ky është një tjetër premtim i realizuar nga bashkia, e cila tashmë po ndërhyn për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në fshatin Velmisht”.

Investimet e Bashkisë Roskovec janë shtrirë përtej qendrës, në çdo njësi administrative, për të sjellë kushte më të mira jetese për banorët edhe në fshatrat më të thella të kësaj bashkie. /j.p/

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.