Durrës, porti planifikon thellimin e basenit me fondet e veta

TIRANË, 13 tetor/ATSH/- Drejtuesit e sektorëve dhe drejtorive në Autoritetin Portual të Durrësit (APD) kanë zhvilluar këto ditë takime intensive në lidhje me përgatitjen e Plan Biznesit të vitit 2019.

Vitin e ardhshëm APD do të realizojë Thellimin e Basenit, si një nga investimet më të mëdha të kryera 100 % me fondet e saj.

Rëndësia e identifikimit të shpenzimeve dhe investimeve të domosdoshme; rritja e Monitorimit të të ardhurave dhe kontrolli ndaj Detyrimeve të pa arkëtuara janë një pjesë e tematikave të takimeve në rang drejtuesish.

Plan Biznesi 2019 do të paraqitet muajin e ardhshëm në Këshillin Drejtues të APD, duke synuar edhe realizimin në kohë të elementëve të tij./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.