Dibra, Mati, Klosi dhe Bulqiza në panairin “Shqipëria Punon Tokën”

157

TIRANË, 13 tetor /ATSH- I. Vata/ – Bashkitë e qarkut Dibër, Peshkopi, Bulqizë, Klos dhe Mat, janë bërë pjesë e panairit “Shqipëria Punon Tokën”.

Kryetari i bashkisë Dibër, Muharem Rama i është bashkuar panairit duke duke ftuar qytetarët të shohin produktet e Dibrës si një vlerë e shtuar në këtë panair.

“Bashkia Dibër pjesë e panairit “Shqipëria Punon Tokën”. Falenderim dhe mirënjohje për AZHBR2 që gjithmonë janë mbështetësit kryesorë në promovimin e produkteve Made in Dibra”, shprehet kryetari i bashkisë.

Po ashtu, Muharem Rama shprehet se “Panairin mund ta vizitoni edhe sot pranë Sheshit Nënë Tereza. Vazhdojmë së bashku për një Dibër më të mirë dhe të begatë”.

Produktet e qarkut Dibër kanë një larmi të gjerë të prodhimeve bujqësore e blegtorale. Nga mjalti te arra, djathi, turshit dhe jufkat e rralla të Dibrës, për të përfunduar me mollën që është nga më të rrallat në Shqipëri. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.