Zero bimë narkotike, OSBE inicion takimin mes Task Forcës së Vlorës dhe Shkodrës

169

TIRANË, 12 tetor /ATSH- I. Vata/ -Parandalimi dhe lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike ka bërë bashkë struktura vendore dhe ligj zbatuese në qytetin e Shkodrës.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka iniciuar sot  takimin e përbashkët për shkëmbim eksperience për zhvillimin alternativ ndërmjet Task Forcës së Vlorës dhe Shkodrës në luftë për parandalimin dhe kultivimin e bimëve narkotike.

Në fjalën e tij, prefekti i Shkodrës Çesk Millja tha se të dy strukturat tona kanë bërë që të japin rezultate të mira.

“Ky takim realizohet nën kujdestarin e BE për të shkëmbyer përvojat dhe eksperiencat ndërmjet dy Taks Forcave, më qëllim që programet e viti 2017-2020, të vazhdojë për të thelluara bashkëpunimin për të eliminuar përfundimisht kultivimin e lëndëve narkotike”, tha prefekti.

E pranishme në takim, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi tha se të shkëmbesh eksperienca që kanë të bëjnë me parandalimin apo përballur me problemin e drogës është shumë e rëndësishme bashkëpunimi për të zhdukur këtë fenomen.

“ne jemi bashkë, falë asistencës së BE në kuadër të një punë të Taks-Forcës që është në terren. Ne jemi përpjekur të kemi një plan veprimi me policinë e Shkodrës, por duhet të jemi me aktiv në veprimet e përbashkëte porsa i përket parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike”, tha ajo. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.