Vlorë/ “Tetori rozë”, DRSH aktivitet ndërgjegjësues në Himarë

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ – Gra dhe vajza të bashkisë së Himarës kanë marshuar sot në këtë qytet, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Drejtoria Rajonale Shëndetësore Vlorë ka qenë pjesë e këtij aktiviteti ku janë shpërndarë informacione rreth kësaj sëmundje dhe mënyrën se si duhet të trajtohen simptomat.

DRSH Vlorë u ka bërë apel grave në këtë zonë që të mos neglizhojnë kontrollet dhe të planifikojnë mamografitë në qendrat shëndetësore. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.