UASHINGTON- Powell refuzon postin e ambasadores në OKB

133

UASHINGTON, 12 tetor /ATSH-ANSA/ – Ish-këshilltarja e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Dina Powell, i bëri të ditur presidentit amerikan Donald Trump se nuk ishte e interesuar të merrte vendin e Nikki Haleyt si ambasadore e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, theksuan burime të administratës amerikane për Associated Press.

Zonja Powell, 45 vjeçe, menaxhere e ”Goldman Sachs”, ka folur drejtpërdrejt me manjatin Trump duke i kërkuar atij të hiqte emrin e tij nga lista e kandidatëve të OKB.

Pavarësisht afrimitetit me  Ivanka Trump dhe bbashkëshortin e saj, Jared Kushner, Powell u kundërshtua edhe nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.