Trukimet e ndeshjeve në Belgjikë, ndalohen 22 persona

113

TIRANË, 12 tetor/ATSH-A. Fortuzi/- Policia Belge ka ndaluar 22 persona lidhur me hetimin për skandalin që ka përfshirë futbollin në Belgjikë. Mësohet se të enjten janë ndaluar veç teknikut të “Klube Bruzhe” dhe 22 persona të tjerë, të cilët dyshohen të përfshirë në këtë skandal baste dhe trukimesh. Mes të ndaluarve mësohet se është dhe një nga gjyqtarëve të futbollit belg.

Gjykatësi i çështjes ka lëshuar dy mandate arresti ndërkombëtar ndaj të dyshuarve që ndodhen jashtë shtetit, njoftoi një zëdhënëse e Prokurorisë Federale Belge.

Të inkriminuar në këtë skandal janë disa nga klubet e Superligës belge përkatësisht e njohur si Jupiler Pro League. Policia belge ka kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e klubeve të dyshuara. Mes tyre jo pak, por pikërisht klubet e renditura në kreun e klasifikimit si “Genk”, “Anderlekt”, “Klub Bruzhe” dhe “Standart Ligë”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.