Treni i Krishtlindjeve në Montreal gati…për festa

TIRANË, 12 tetor/ATSH/-Edhe pse në sezon vjeshte, kanadezët tashmë po fillojnë të përgatiten për një dimër të gjatë përpara dhe traditat e preferuara që pasojnë gjatë sezonit më festiv të vitit.

I famshmi, treni i Paqësorit, (Canadian Pacific Holiday Train) do të bëjë turin e tij vjetor në të gjithë vendin duke filluar në fund të nëntorit dhe Montreali do të jetë një nga ndalesat e para të tij.

Lista zyrtare e ndalimeve sapo është zbuluar, duke përfshirë stacionin “Montreal West” dhe “Beaconsfield”. Për disa, këto tradita përfshijnë marrjen e një peme të vërtetë Krishtlindjesh, për të tjerët do të shohin Santa Claus-in. Por, për shumë kanadezë, tradita e tyre e festës është që të admirojnë trenin në udhëtimin e tij nëpër qytetin e tyre.

Çdo vit, treni i “Paqësorit Kanadez” bashkë më dekorin vezullues bën një udhëtim masiv rrugor në të gjithë vendin me interpretues, muzikë, dhe natyrisht Santa Claus-in kujdeset për të gëzuar të gjithë të pranishmit në çdo ndalesë.

CP Holiday Train ka njoftuar zyrtarisht se ndalesa në Montreal West dhe Beaconsfield, do të jetë të martën më 27 nëntor.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.