“Të papunët e basteve”, mundësi punësimi

105

TIRANË, 12 tetor/ATSH-Maela Marini/ “Nga janari në shtator, vetëm nga Zyrat e Punës janë punësuar 26 345 vetë, dhe për secilin prej tyre ka një emër dhe mbiemër të regjistruar në librat e sigurimeve shoqërore e shëndetësore”.

Pyetjes së një komentuesi se përse nuk hap vende pune për ata që luajnë lloto, kryeministri Edi Rama iu përgjigj me shifra konkrete, ndërsa theksoi se aktualisht në çdo biznes të madh apo të mesëm në vend ka të paktën një vend të lirë pune.

“E dëgjoj shpesh të thuhet ‘punë është ajo me 240 mijë lekë’, por 240 mijë lekë është paga më e ulët sot në Shqipëri, me të cilën paguhen vetëm ata që përveç krahut dhe dëshirës për punë nuk kanë asnjë gjë tjetër, as zanat dhe as kualifikim apo ndonjë lloj aftësie specifike për punë. Kush i ka këto merr më shumë dhe shumë më shumë”, tha Rama.

Për të argumentuar nivelin e pagave në Shqipëri, Rama solli si shembull faktin se në paketën e re fiskale është bërë gati një lehtësim për fashën e rrogëtarëve nga 1.2 në 1.5 milionë lekë, që në total janë afro 16 mijë persona, shumica në sektorin privat”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.