Sot, 40 vjet nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës

222

TIRANË, 12 tetor /ATSH/- Sot 40 vite më parë u inaugurua Hidrocentrali i Fierzës (dikur “Drita e Partisë”).

Hidrocentrali i Fierzës filloi të ndërtohej në nëntor të vitit 1971 dhe u vu në shfrytëzim të plotë në 12 tetor të vitit 1978.

Fierza është hidrocentrali i sipërm i kaskadës së lumit Drin. Për nga fuqia e  instaluar, pozicioni dhe vëllimi i rezervuarit, Fierza luan rol kyç për shfrytëzimin, rregullimin dhe sigurinë e gjithë kaskadës.

Punimet për ndërtimin e tij filluan në vitin 1971. Në 1978-ën filloi punën turbina e parë. Me kapacitet të plotë hidrocentrali u vendos në punë në vitin 1980. Fierza u ndërtua me pajisje të ardhura nga Kina, por mbi konceptet e inxhinierëve shqiptarë. Për ndërtimin e kësaj vepre kanë punuar rreth 14,000 punëtorë, inxhinierë dhe specialistë.

“Në këtë 40-vjetor shprehim respekt dhe mirënjohje për të gjithë ato persona që kontribuan në projektimin dhe ndërtimin e kesaj vepre madhore”, citon njoftimi i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.