SOFT NEWS – Një e treta e të rinjve amerikanë shumë të shëndoshë për në… ushtri!

49

UASHINGTON, 12 tetor /ATSH-AFP/ – Pentagoni po has gjithnjë e më shumë vështirësi në procesin e rekrutimit, pasi të rinjtë amerikanë janë shumë të shëndoshë.

Edhe nëse ata regjistrohen për të qenë pjesë e ushtrisë, vërehet një numër shumë i lartë i personave mbipeshë, gjë që ndikon në efikasitetin në luftime.

”Aktualisht, gati një e treta e të rinjve amerikanë janë shumë të shëndoshë për të shërbyer në forcat e armatosura”. deklaroi gjenerali në pension, Samuel Ebbesen gjatë prezantimit të një raporti të ri të thinging group ”Council for a strong Amerika” mbi rekrutimin në këmbësori.

”Është e rëndësishme për sigurinë tonë kombëtare që ata që duan të shërbejnë për vendin duhet të përmbushin kriteret e pranimit’’, shtoi ai duke prezantuar ky raport i titulluar ”Në shëndet jo të mirë dhe jo gati” në prani të drejtorit të rekrutimit të Pentagonit, gjeneralit Frank Muth.

Sipas shifrave të Pentagonit që datojnë nga viti 2015, 71% e amerikanëve të moshave 17 deri në 24 vjeç nuk janë të kualifikuar për të shërbyer në forcat e armatosura për arsye të mbipeshës, të nivelit të pamjaftueshëm arsimor, të së kaluarës kriminale apo përdorimit të lëndëve narkotike.

Obeziteti skualifikon gati një të tretën  (31%) e të rinjve që aspirojnë të futen në radhët e ushtrisë.//v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.