SHBA – Trump përshëndet lirimin e pastorit amerikan nga Turqia

67

UASHINGTON, 12 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti, Donald Trump deklaroi se “mendimet dhe lutjet e tij” janë me pastorin amerikan, Andrew Brunson, i cili u la i lirë sot nga dënimi me arrest në shtëpi që i ishte dhënë në Turqi.

“Shpresojmë që ai të vijë shëndoshë e mirë në shtëpi!”, shkruan Trump në “Twitter”.

Një gjykatë në Turqi hoqi sot arrestin në shtëpi dhe ndalimin për të udhëtuar që ishte vendosur kundër pastorit amerikan, Andrew Brunson, i cili u arrestua dy vite më parë me akuzën për spiunazh dhe terrorizëm, një arrestimi që shkaktoi një krizë diplomatike me Uashingtonin. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.