SHBA – 11 të vdekur pas kalimit të uraganit ”Michael”

232

UASHINGTON, 12 tetor /ATSH-AFP/ – Uragani ”Michael”, i shndërruar në stuhi tropikale ka shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave që prej së mërkurës, momenti i goditjes mbi brigjet e Floridës.

”Konfirmohen 11 të vdekur pas kalimit të uraganit ”Michael”,  shkruanin në Twitter shërbimet e emergjencës së këtij shteti, në jug të Uashingtonit.

Stuhia kaloi në hapësirën e Virxhinias të enjten në darkë duke u orientuar drejt veriut dhe tashmë po largohet nga territori amerikan duke u shndërruar në një ciklon post-tropikal.

Uragani ”Michael” preku tokën si stuhi e kategorisë së tretë, me erëra që kapnin shpejtësinë e 200 kilometrave në orë, në rajonin Panhandle.

Të martën, ”Michael” ishte një uragan i kategorisë së dytë, ndërsa të mërkurën, për pak sa nuk arriti të kalonte kufirin që e bënte atë një uragan të kategorisë së pestë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.