SARAJEVË – Kroatët kundër zgjedhjes së Komshiç si president

79

SARAJEVË, 12 tetor /ATSH-ANSA/ – Mijëra kroatë etnikë organizuan dje në mbrëmje në Mostar, në jug të Bosnje-Hercegovinës, një protestë të qetë për të shprehur kundërshtimin e tyre për zgjedhjen e Zheljko Komshiçit në postin e anëtarit kroat të presidencës tripalëshe boshnjake, raportoi shtypi vendas.

Komshiç doli fitues ndaj Draganin Çoviçit, kreun e HDZ, në votimet e 7 tetorit.

Sipas nacionalistëve të HDZ, Komshiç, një ish-socialdemokrat dhe udhëheqës i Frontit Demokratik (Df, multietnik) që themeloi katër vite më parë, nuk do të ishte një përfaqësues legjitim i kroatëve të Bosnjës.

Këtë herë reagimet janë më të nxehta, pasi tri komunat e Hercegovinës, Grude, Capljina dhe Poshusje e deklaruan atë “person të padëshirueshëm”.

Megjithatë, Komshiç ka marrë mijëra preferenca edhe në qendra me një shumicë të madhe kroate dhe fitoi ndaj Çoviçit me 52% të votave, krahasuar me 37% të kundërshtarit të tij./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.