Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare në Fierzë, financim i qeverisë japoneze

182

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare ‘Matosh Uka’ në Fierzë të Tropojës, falë financimit të qeverisë japoneze ka sot kushte plotësisht moderne.

Presidenti Ilir Meta nisi sot një vizitë në rrethin e Tropojës, duke bërë ndalesën e parë në fshatin Fierzë, ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare “Matosh Uka”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Ky investim u realizua falë fondeve të Qeverisë Japoneze dhe të një kompanie sigurimesh në vend.

Meta shprehu besimin se “këta nxënës të mrekullueshëm, duke ndjekur ëndrrat e tyre, do të jenë nesër elita intelektuale e vendit, ashtu si shumë prej të parëve të tyre që ndër vite i kanë dhënë krenari Tropojës dhe Shqipërisë”./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.