NJU JORK – Marrëveshje Turqi-SHBA për lirimin e pastorit amerikan

165

NJU JORK, 12 tetor /ATSH-ANSA/ – Shtëpia e Bardhë arriti një marrëveshje me Turqinë për lirimin e predikuesit ungjillor amerikan Andrew Brunson, i cili aktualisht është nën arrest shtëpiak, pas 21 muajve burgim, raporton rrjeti televiziv amerikan, NBC.

Marrëveshja parashikon që pastori të lirohet pas rënies së disa prej akuzave kundër tij gjatë seancës gjyqësore.

Tensionet mes SHBA dhe Turqisë janë acaruar së fundmi për këtë çështje, ku po bëhen përpjekje maksimale që predikuesi të kthehet i lire.

Ai akuzohet nga Turqia si përkrahës i terrorizmit dhe lidhje me rrjete të ndryshme terroriste, ndërkohë që Uashingtoni dhe vetë ai i mohojnë kategorikisht akuzat./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.