Në pranga, ndihmoi 3 shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit

48

TIRANË, 12 tetor/ATSH- A. Fortuzi/-  Policia e Tiranës ka ndaluar një 24-vjeçar që ndihmoi tre shtetas të huaj për të kaluar paligjshmërisht kufirin. Policia njofton se janë proceduar në gjendje të lirë dhe tre shtetasit e huaj pakistanez për veprën penale “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin : Almario Vojoviç, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas në rrugën “Babë Rexha” u kap në flagrancë nga shërbimet e forcës “Shqiponja” duke transportuar 3 shtetas të huaj pakistanez (Z. K., S. Sh., dhe D. I.,) të cilët i kishte ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” shtetasit e huaj pakistanez : Z. K., 33 vjeç; S. Sh., 22 vjeç; D. I., 20 vjeç ( të tre banues në Pakistan). Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.