Moringa, pema e mrekullive

TIRANE, 12 tetor /ATSH/ -Moringa, kjo pemë e mrekullive ndryshe njihet si mbretëresha e bimëve.

Shumë vite më parë ajo është përdorur nga grekët, romakët dhe egjiptianët për vetitë e saj kuruese.

Kjo bimë  është përdorur për aneminë, artritin dhe dhimbje të tjera reumatizmale, dhimbjen e kokës, problemet e zemrës, astmën, kancerin, diabetin, dhimbjet e stomakut, ulcerat e stomakut, presionin e lartë të gjakut, gurët në veshka, çrregullimet e tiroideve, bakteret, kërpudhat, viruset dhe infeksionet parazitare.

Moringa përmban një shumëllojshmëri vitaminash, mineralesh, aminoacidesh dhe shumë elementë të tjerë.

Gjethet, lulet, frutat, farat dhe rrënjët e kësaj peme janë produkte që të gjitha mund të përdoren në medicinë për shërbimin e shumë sëmundjeve./e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.