Mema zhvillon stërvitjen e parë me skuadrën bardheblu

111

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Ardian Mema është zyrtarisht trajner i skuadrës së “Tiranës”. Trajneri më i ri i bardhebluve, zhvilloi sot seancën e parë stërvitore.

Tekniku, që ka luajtur për plot 24 vjet me skuadrën e “Tiranës”, fillimisht zhvilloi një bashkëbisedim me lojtarët, si edhe me trajnerin e portierëve, Emanuel Egbo, që vazhdon të jetë pjesë e stafit teknik, edhe pas ikjes së Ze Marias.

Ardian Mema ka qenë ndihmës i Ilir Dajës, në sezonin 2017-2018 tek “Skënderbeu”, ndërsa deri ditën e djeshme, ishte po ndihmës i Dajës tek “Flamurtari”, por tashmë do të vazhdojë si trajner i parë i “Tiranës”.

Ardian Mema vjen në krye të stolit bardheblu pas largimit të brazilianit Ze Maria. /o.l/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.