Mbi 41 mijë fermerë të regjistruar me NIPT

71

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se numri i fermerëve të regjistruar me një numër unik identifikimi të subjektit ka arritur në afro 41 mijë.

Raporti mes fermerëve të regjistruar me numrin e personave të punësuar në fshat tregon shifra në rritje për fermerët që kanë një aktivitet bujqësor të formalizuar.

Statistikat administrative llogarisin si të punësuar në bujqësi çdo person në moshë pune që jeton në fshat. Këtu mund të përfshihen disa persona brenda së njëjtës familje.

Kuptueshëm, jo të gjithë anëtarët e familjes mund të regjistrohen si biznes bujqësor, ndaj shkalla e formalizimit mund të llogaritet edhe kundrejt numrit të familjeve.

Regjistrimi është kusht i domosdoshëm për përftimin nga skemat e subvencioneve, por edhe kusht për të përfituar akses në kredi nga institucionet financiare.

/e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.