LETËRSI – Vajza rebele në vend të librave me princesha

72

FRANKFURT, 12 tetor /ATSH-AFP/ – U jepet fund historive me zonjusha të gjendura në situata të rrezikshme. Dy italiane janë mirëpozicionuar në botën e tregimeve për fëmijë duke vendosur në plan të parë rolin e vajzave.

Ndërsa rebelimi i tyre sapo ka nisur.

Vëllimi i parë i ”Historive përpara gjumit për vajzat rebele” i Elena Favillit dhe Francesca Cavallos ka marrë një jehonë në shkallë botërore me më shumë se tre milionë kopje të shitura.

Vepra e publikuar në 2016 tregon 100 fatet e grave të jashtëzakonshme që nga piktorja meksikane Frida Kahlo deri tek fizikantja dhe kimistja Mari Kyri apo më tej duke vijuar me ikonën franceze të modës, Coco Chanel, e përkthyer në 46 gjuhë.

”Shumica e librave për fëmijë nuk paraqesin vajza që marrin vetë në dorë të ardhmen e tyre’’, shprehet Francesca Cavallo në një intervistë dhënë për median në Panairin e Librit në Frankfurt.

”Mesazhi i librit është që t’i rrisim vajzat, por edhe djemtë, me idenë dhe besimin se ëndrrat mund të bëhen realitet”, shton ajo./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.