Kombëtarja/ Largohen Veseli dhe Ramadani, vijnë Balliu dhe Lilaj

138

TIRANË, 12 tetor/ATSH-A. Fortuzi/- Një lajm i keq për kombëtaren tonë të futbollit. Për shkak të problemeve fizike dhe konkretisht tërheqjeve muskulare të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë futbollistët e ekipit kombëtar, Frederik Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese.

Trajneri i skuadrës përfaqësuese Kristian Panuçi, ndërkohë ka kryer menjëherë zëvendësimet e duhura. Kështu brenda ditës së sotme skuadrës do t’i bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor ora 20:45 në Izrael.

Shqipëria sipas programit, sot ka zhvilluar seancën e parë stervitore, teksa do të ketë edhe një të dytë pasdite, por me dyer të mbyllura. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.