Kombëtarja – Ivan Balliu nuk do të grumbullohet

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ – Mbrojtësi i skuadrës franceze të Metz, Ivan Balliu i cili është thërritur paraditen e sotme për të qenë pjesë e ekipit kombëtar, për shkak të dëmtimit, nuk mund të jetë në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit për këtë ndeshje.
Trajneri i klubit te “Metz” ka kërkuar që mbrojtësi Balliu të mos largohet duke qenë se i duhet ta ketë në stërvitje për të përgatitur takimin e radhës në kampionat. Trajnerit të “Metz” i janë larguar 8 lojtarë në ekipet kombëtare dhe kështu ka vendosur që Balliun ta ketë me grupin e mbetur. Zëvendësimi i paparashikuar për shkak të dëmtimeve të lojtarëve në miqësoren me Jordaninë, si dhe ftesa karshi klubit dërguar së fundmi  ka bërë që trajneri të mos i japë leje. Balliu nuk do të zëvendësohet me askënd tjetër, teksa ekipit pritet ti bashkohet sot në mbrëmje vetëm Sabien Lilaj.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.