Johnny Depp, pjesë e filmit “Fantastic Beasts 3”

82

TIRANË,12 tetor /ATSH/ – Aktori i famshëm Johnny Depp do të jetë edhe në pjesën e tretë të filmit “Fantastic Beasts”, që aktualisht është duke shfaqur pjesën e dytë të sagës.

Filmi i tretë do të nisë xhirimet në mesin e vitit të ardhshëm dhe Depp ka bërë të ditur për “Collider” se mezi po pret të nisë punën për interpretimin edhe një herë tjetër të Gellert Grindelwald.

Ishte e paqartë nëse Depp do të ishte sërish pjesë e kastit pas akuzave ndaj tij për dhunë ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.