IZMIR – Turqia liron pastorin, arrestimi i të cilit shkaktoi një krizë me SHBA-në

55

IZMIR, 12 tetor /ATSH-DPA/ – Një gjykatë në Turqi hoqi sot arrestin në shtëpi dhe ndalimin për të udhëtuar që ishte vendosur kundër pastorit amerikan, Andrew Brunson, i cili u arrestua dy vite më parë me akuzën për spiunazh dhe terrorizëm, një arrestimi që shkaktoi një krizë diplomatike me Uashingtonin.

Gjykata në provincën e Izmirit e dënoi atë me burgim për tre vite, një muaj dhe 15 ditë, por do të lirohet për shlyerjen e kësaj kohe gjatë zhvillimit të procesit.

“Klienti im është i lirë tani”, tha avokati i Brunson, Ismail Cem Halavurt pas këtij vendimi.

Ai tha se pret që Brunson do të largohet sot nga vendi sepse ka rrezik për sigurinë e tij nëse qëndron.

Procesi kundër pastorit ungjillor amerikan shkaktoi një çarje diplomatike dhe tregtare mes aleatëve të NATO-s, Turqisë dhe SHBA-së. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.