FOTO/Kantieret e kulturës në Vlorë dhe Sarandë me tabela orientuese

170

TIRANË,12 tetor /ATSH/ – Kantieret e Kulturës çdo ditë po inspektohet nga specialistët dhe institucionet përkatëse për mirëmbajtjen dhe ecurinë e restaurimit të tyre.

Gjatë kësaj jave fokusi i punimeve mirëmbajtëse të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare – Vlorë ishte në disa nga monumentet e qyteti të Vlorës dhe Sarandës.

U kryen punime mirëmbajtëse dhe vendosje e tabelave orientuese në Muzeun Etnografik të Vlorës, Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, Xhaminë e Muradies dhe Muret Rrethues të Aulonës.

Në zonën e Sarandës, u krye pastrimi dhe sistemimi i rrasave të gurta në çatin e Kishës së Shën Gjergjit, në Leshnicën e Sipërme.

Të gjitha këto monumente të kulturës janë në restaurim dhe proces mirëmbajtje pasi këto ato kanë vlera historike dhe kulturore dhe janë asete të vyera të vendit tonë të cilat zgjojnë interes dhe kuriozitet tek vizitorët e huaj dhe vendas./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.